Mëngjesin e sotëm, një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tmerruar banorët e Sarandës.

Konkretisht në shëtitoren e qytetit bregdetar, hotel ‘Bizanti’ ka shpërthyer nga lënda eksploziv rreth orës 5:54.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa bëhet me dije se hoteli është rrafshuar totalisht.

Ndërkohë banorët të frikësuar nga ngjarja për mediat e kanë cilësuar këtë shpërthim si akt terrorist, pasi ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.