Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në 4 korrik Shqipërinë e pret një dhuratë e madhe.

Teksa këtë e ka thënë disa javë më parë, ditën e sotme ndërkohë që po mbante një konferencë lidhur me tensionet në veri të Kosovës, Edi Rama është pyetur sërish për 4 korrikun.

Ai nuk ka zgjedhur ta komentoj këtë, ndërkohë që iu ka kërkuar gazetarëve të mos e pyesin më lidhur me këtë temë.

“Mos i ekzagjeroni batutat, meqë ju i lidhni të gjitha gjërat me lekë nuk janë lekë.

Aman të keqen mos ma bëni më këtë pyetje sepse kur te vij data as nuk do t’ju duket më aq e madhe. Nuk dua ta komentoj më këtë temë”- tha Rama.