Një incident ka ndodhur në një familje shqiptare në Santorini, Greqi.

Mediat raportojnë se një 56-vjeçar shqiptar ka debatuar me gruan e tij 53-vjeçare dhe pasi e ka sharë, e ka kërcënuar se do ta vriste me një thikë kuzhine. Ai ka tentuar ta godasë me thikë në bark, por gruaja ka mundur ta shmangë dhe të dalë nga shtëpia.

Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i familjes dhe më pas 56-vjeçari është arrestuar.