Ishte data 31 gusht kur pranë shtëpisë së saj në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, ndërroi jetë shqiptarja 12-vjeçare Alesia Prendi.

Kjo e fundit po luante me shilarëse kur struktura e drunjtë u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën dhe duke i marrë jetën.

Pasi prindërit dyshonin lidhur me mënyrën se si e bija e tyre kishte vdekur, policia italiane dyshon se shkak i vdekjes së vogëlushes është vetëvrasja.

Në dosjen e Prokurorisë Publike për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, teksa hetuesit, si hipotezë kryesore, mendojnë vetëvrasjen.

Ata e justifikojnë këtë veprim si një gjest të motivuar nga një depresion i rëndë pas transferimit nga Shqipëria në Itali, që ndodhi disa muaj më parë.