Eksperti i kriminalistikës ka ngritur ditën e sotme alarmin se me sulmin kiberentik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit ëhstë cenuar sigurua shtetërore.

I ftuar në emisionin “Breaking” me moderatore Elisa Gjeranin, në Top News, Karamuço tha se me publikimin e emrave të punonjësve janë goditur burimet njerëzore dhe, sipas tij ky ëhstë sulmi më i mad hi bërë ndonjëherë ndaj SHISH.

“Shpresoj mos kenë hyrë në të dhënat që janë sekret shtetëror. Ata kanë hyrë në email-et e kreut të SHISH. Kanë publikuar emrat e punonjësve, apo biseda sensitive, informacione sensitive të lëvizjes për anije ruse, apo aziatike në Balltik. Duke qenë së është një sulm terrorist kibernetik duan të japin idenë se kanë gjëra të rëndësishme në dorë, por atje nuk ka asgjë të rëndë.

Në momentin që del emri, numri i telefonit, email i një punonjësi të SHISH është cenuar siguria shtetërore. Kaq mjafton sepse është dëm në burime njerëzore. Kur është kaq masiv nuk ke çfarë bën, sepse në një rast të vetëm merret vendimi për transferim etj. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm, që nga viti 1997 dëmi më i madh që i është bërë SHISH.

Gjithçka është e mundur, varet nga depërtimi që kanë bërë, sa kanë arritur të hyjnë. Deri tani janë te email-et, të Gledis Nanos etj. Këto gjëra janë shqetësuese.”- tha Karamuço.