Ish deputeti Agron Qoku ka ende një peng nga e gjithë kjo histori. ADN-ja e 4 të mbyturve që u gjetën pak kohë pas ngjarjes në vitin 1996 nuk është bërë. Ndoshta, mund të hidhej pak dritë pasi idnetifikimi me foto për trupat e dekompozuar është i pasaktë.
“Kanë kaluar mbi 26 vjet dhe ata nuk dinë të vërtetën për fatin e familjarëve të tyre, jetojnë apo nuk jetojnë. As unë me informacionet që kam pasur dikur nuk jam në gjendje të them jetojnë apo nuk jetojnë.
E vetmja mundësi që të zbulohet një pjesë e së vërtetë; mendoj se ka ardh koha që shteti të marrë përsipër të bëhet ADN-ja e katër trupave që u gjetën në vitin 1996, nëse ato ekzistojnë ende dhe në këto mënyrë të vërtetohet atëherë ato kanë qenë në atë skaf dhe fati i tyre është mbyll në ujrat e Otratos” u shpreh ish deputeti i Dibrës, Agron Qoku
“Nuk du me rru ma mas atij djali, por djegia është këtu moj ti bijë. Është kalb zemra moj ti bijë” u shpreh Shahije Beça, familjare.