Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë 22-vjeçarja keniane, e cila aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës dhe prej tre muajsh ishte ne gjendje kome.
Sipas gazetari Besmir Pula gjendja e të resë saj vijon të jetë kritike për jetën dhe se ka nevojë për kurim jashtë vendit.
Mbahet në jetë nën mbështetjen e oksigjenit, pa të e ka të pamundur të jetojë. Ka ardhur në gjendje kome më 13 gusht, pas disa javësh ka dalë nga koma, por vijon në gjendje të rëndë shëndetësore të përkeqësuar.
Mjekët e Spitalit të Traumës kanë arritur në konkluzionin se duhet dërguar në një vend jashtë për kurim.
Gjendja e saj është me politraumë në të gjithë trupin, pjesën e legenit, krahët, koka, shpina.
Raportohet se në Spitalin e Traumës nuk ka siguri të shtuar për të renë keniane, e cila prej më se gjashtë muajsh kishte ardhur në Shqipëri dhe punonte në një kazino.
Ndërkohë që çështja është ende nën hetim, nuk dihet nëse janë marrë në pyetje pronarët e kazinosë ku punonte, teksa avokati i të dhunuarës ka bërë të ditur se ka dërguar kërkesë për informacion në Prokurori, por nuk ka marrë përgjigje.