
Konspiracionisti Alfred Cako ka një tjetër këndvështrim për krizën energjetike që po kalon bota dhe që pritet të prekë edhe Shqipërinë.
Nga studio e emisionit “Breaking” në Top News, Cako tha se kryeministri Edi Rama është I pari që njoftoi krizën energjetike, pasi mori udhëzime nga George Soros.
“Ju them prapë shqiptarëve. Siguroni ushqimet bazike. Rama është një demon i madh për të gjithë Ballkanin dhe botën. Është kryeministri i parë që ka paralajmëruar krizën energjetike. I ka marrë udhëzimet nga George Soros”, tha Cako në Breaking.
Rama shprehet se kjo valë goditëse që ka goditur botën, por fillon të jap efektet edhe tek ne, ku qeveria është e detyruar të ndërmarrë masat. Ai tha se me rritjen e çmimit të energjisë në të gjithë botën do të sjellë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe se kjo betejë e re do të vijojë deri në 6 muajt e parë të 2022./Gazeta SHQIP