Fshati Buzaishtë në Pogradec u tronditë ditën e sotme, pasi një 12-vjeçare kreu vetëvrasje.
E mitura u gjet e varur në një kasolle pranë banesës nga gjysja e saj, teksa ende vijojnë hetimet për ngjarjen.
Një i afërm i viktimës ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë, ku sipas tij vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar.
Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë, gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.
“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur.
E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën (njerkën) që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo.. ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave.”- tha ai.
I afërmi shton se e vetmja brengë që mund të kishte 12- vjeçarja, ishte fakti që nuk e shihte të ëmën. Sidoqoftë ai thekson se vajza u rrit në një familje pa probleme.
“Jetonte me babanë me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si… se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.
Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky (babai i vajzës) për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte. Çupen vetëm këtë behar 1 herë e ka takuar dhe kaq. Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe.. diti të…. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.
Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet.”– përfundoi ai.
Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.