Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin që çoi në zbulimin e një shtëpie bari në Shijak.

Policia e Durrësit njofton se në pranga ka rënë një 46-vjeçar, teksa përveç lëndës narkotike kanabis, brenda banesës është zbuluar dhe një arsenal armësh, të cilat dyshohen se janë fshehur aty nga grupe të strukturuara kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i 46-vjeçarit, një person ky me precedentë të mëparshëm penalë.

Njoftimi i policisë:

Megaoperacion policor “Krahët e Krimit” në Durrës.  Zbulohet arsenal armësh dhe shtëpi bari në Shijak.  Kontrolle në ambiente të mbyllura dhe terrene të hapura. Në një banesë 4-katëshe në Sallmone të Shijakut u gjetën 444 bimë narkotike dhe 240 llamba elektrike.  Në një ambient me mur të dyfishtë u gjet një arsenal armësh.  U arrestua F. K. 46 vjeç dhe në kërkim vëllai i tij S.K. 43 vjeç. Të dy me precedentë penalë. Dyshohet se armët në funksion të veprimtarisë së një grupi kriminal.

Informacionet në rrugë operative u ndoqën deri në zbulimin e  shtëpisë së barit dhe arsenalit. Bimët narkotike të kultivuara me llampa në dy katet e sipërme të godinës.