Mos bëj montazh lajmesh”, gazetari debat me Fahri Ballliun: Akuzat janë trillime
Çështja e “Shtëpisë së Verdhë” ka shkaktuar debat në emisionin “Open” mes gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, dhe publicistitit Fahri Balliu.
Sipas Veliut “prokurori shqiptar i asokohe i ka quajtur trillime akuzat e Carla del Ponte për krime lufte ndaj UÇK”.
“Prokurori shqiptar në vitin 2008 i dërgon një letër Presidentit ku i thotë unë kam marrë pjesë në kontrollin e Shtëpisë së Verdhë, akuzat e Carla del Ponte janë trillime, atëherë pse shkon voton Pro Arben Rusmajli atje,” tha Veliu.
Ndërkohë është kundërpërgjigjur Fahri Balliu duke thënë se këtë çështje e mban në treg linja serbo-ruse.
Mos bëj montazh lajmesh, bëj montazh faktesh, kur ai ka thënë që kanë qenë trillime.
Duhet të dish një gjë. Çështjen e Shtëpisë së Verdhë e fabrikoi Dick Marty dhe e mban në treg linja serbo-ruse. Asnjë tjetër.