Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotëruar se do të trajtojë vetë situatën ‘qesharake'(siç e quajti ai) të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez.
Në një intervistë me Piers Morgan, kryeministri tha se plani i tij për rishikimin e sistemit do të ndikojë në procesimin e kërkesave për azil brenda disa ditësh ose javëshh. Ai tha se përpjekjet për të vazhduar planin përfshinin një marrëveshje të re me Shqipërinë që thuhet se është origjina e 30 përqind të emigrantëve të paligjshëm dhe bashkëpunimi më i ngushtë me Francën.
Dhe ai këmbënguli se plani i qeverisë për dërgimin e të ardhurve në Ruandë për përpunim e kërkesave do të vazhdojë me patjetër. Ministrat e kanë bërë një prioritet kryesor ndalimin e fluksit të gomoneve që kalojnë Kanalin, me deputetët konservatorë që paralajmërojnë se dështimi për të marrë kontrollin do të jetë katastrofik në zgjedhjet e ardhshme.
Sunak tha: “Sistemi që na nevojitet, sistemi që dua të prezantoj, është ai me të cilin nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, duhet të ndaloheni me shpejtësi dhe më pas brenda disa ditësh ose javësh ne do të dëgjojmë pretendimin tuaj, jo muaj dhe vite, dhe më pas do t’ju largojmë me siguri diku tjetër. Unë kam një marrëveshje të re me Francën, e cila po rrit numrin e patrullimeve nnë plazhet franceze, gjë që tashmë po bën një ndryshim. Së dyti, kam një marrëveshje krejt të re me Shqipërinë. Shqipëria përbënte 30 për qind të të gjithë emigrantëve të paligjshëm”.
Duke u ndalur te shqiptarët, kryeministri britanik shtoi: “Por unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re që do të thotë për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i largojmë ata të sigurtë përsëri në Shqipëri dhe kjo tashmë po ndodh. Ne po i kthejmë në charter migrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe kjo do të rritet gjatë vitit. Dhe ky është një përmirësim i dukshëm i situatës. Kjo marrëveshje është një marrëveshje e re”.
Sunak theksoi legjislacionin e ri që ai po propozon për të forcuar sistemin. “Shumë shpejt ne do të prezantojmë ligje të reja në Parlament, të cilat ofrojnë sistemin që shpjegova, sistemin që thotë se nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni vërtet këtu. Kjo tregon se si është ligji i ri, nëse vini këtu ilegalisht atëherë nuk do të mund të qëndroni këtu dhe, në fakt, ne do të dëgjojmë pretendimin e tyre brenda disa ditësh apo javësh, jo muajsh apo vitesh dhe më pas do t’i dërgojmë ata në vende të sigurta, qoftë ai nga vini, nëse është i sigurt, si Shqipëria, apo Ruanda,” u shpreh ai.