Të ftuar në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, eksperti i Kriminalistikës dhe ish-ushtaraku Foto Duro, kanë folur në lidhje me raportin e fundit të realizuar për incidetet me eksploziv të ndodhur në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, nga 1 qershor 2017, deri ne 10 dhjetor 2022 në Shqipëri kanë ndodhur 231 shpërthime.

Karamuço: Raporti është shumë i mirë, por kemi një problem që ne hasim shumë kur duam të gjejmë infomacione, në institucione, sepse quhen si “top secret”, dhe unë e vlerësoj dyfish këtë raport që ka nxjerrë detaje specifike.

Ps. Rasti i shpërthimit me lëndë plasëse në Sarandë ishte si rast vetëgjyqësie.

Nga sigurohet lënda plasëse?

Duro: Në raste më të mëdha  të incidenteve është përdorur tritoli, granata dore me pak, dhe C4 akoma me rrallë.

Në Dibër, ku përdoret për shpimet dhe nga minierat.

Ne tregtinë e armëve po ashtu gjendet nga bandat dhe përbën 18 % të të ardhurave të tyre.