Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur.

Viktimat janë Edomd Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë të re, të cilët pas një konflikti vranë njëri-tjetrin. Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive banale, ndërsa janë publikuar dhe pamjet nga lokali ku nisi konflikti mes dy të rinjve. 

Mësohet se njëri prej viktimave u sulmua me thikë sapo doli nga një market në zonën në qendër të qytetit, në afërsi të tregut të valutës. Më pas, i plagosuri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka sulmuar personin tjetër, duke e qëlluar me 3 plumba në bark.


Njoftimi i policisë:

Kavajë-Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.