Ish-zv.ministrja Rovena Vodo duket se ka rënë rastësisht në rrjeten e SPAK.
Mësohet se emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.
Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës. I arrestuar së bashku me prokurorin ishte edhe Emirjan Beu, i cili është një biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut. Emirjan Beu kishte ndërhyrë te prokuroi Karriqi për pushimin e një çështje ku disa persona ishin arrestuar pasi ishin kapur me drogë në Kukës.
Sipas Report Tv, Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila është në “arrest shtëpie” pasi akuzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar atë në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.
Nga dosja e prokurorit Edmond Karriqi, SPAK ka zbuluar mbi 10 zyrtarë që janë përfshirë në afera korrupsioni e shkelje ligji duke favorizuar persona të proceduar për shkelje ligji.
Zv.ministrja, punësime me…peshk
Nga përgjimet e SPAK, zbulohet se Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.
Hetimet për çështjen tjetër kanë nisur që në 2019, ndërsa SPAK zbuloi edhe marrjen e ryshfetit nga ana e ish zv.ministres Voda.
Sipas përgjimeve të SPAK, më 13 shkurt 2020 avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvilluan një takim avokatja u kërkoi Vodës që ta favorizonte atë për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme.
“Nuk të bëjë dot shefe, por mund të të fus specialiste diku”, mësohet t’i ketë thënë Voda. Më pas ajo ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste