Sipas informacioneve zyrtare, 116 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalet COVID, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.”, njoftoi Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
3 të vdekur
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimët familjarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan me COVID 141 persona, nga 625 testime të kryera.