Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në plazhin e Velipojës, ku një fëmijë me sindromën “Down” dyshihet se është dhunuar nga nje përfaqësues i një qendre që kujdesej për këta fëmijë.

Rasti është denoncuar nga organizata “Down Syndrome Kosova”, ndërsa raportohet se fëmijë është me origjinë nga Kosova. Sipas denoncimit, i mituri është dhunuar nga punonjësi i “OPFAKOS” dhe më pas është hedhur në ujë, ku i është rrezikuar dhe jeta.

 “Doën Syndorme Kosova informon se  përmes medias sociale, facebook kanë pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”- thuhet në deklaratën e organizatës.