Sot, kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një statusi në lidhje me Lojërat Olimpike ka shënjestruar tërthorazi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj teksa shkroi se një ‘lider kosovar’ në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.
Këtë postim të Ramës e ka përgënjeshtruar menjëherë ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi i cili ka zbardhur bisedën e dy liderëve në zyrën e kancelares Merkel.
“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse.
Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty.-ka shkruar Salimi duke specifikuar se Haradinaj e ka patur për Ramën, në momentin që i është kthyer se do u mbrojë gjakun e dinjitetin të rënëve dhe nuk do e heqë taksën 100% me Serbinë.