Poll

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës dhe pse është tensionuar situata mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan.

Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët. Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke dorëzuar një draft-statut për Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por ky veprim e Ramës nuk është pritur mirë as nga Kosova dhe as nga Serbia, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të mos ndërhyjë në çështjen e Asocacionit.