Ilir Meta kohët e fundit është shfaqur tejet i ashpër në qëndrimet e tij, duke u zhveshur nga kostumi institucional i presidentit. Jo të pakta janë deklaratat e kreut të shtetit që sulmojnë kryeministrin dhe paralajmërojnë protesta dhe reagim popullor, në rast se nuk zbatohet sipas tij marrëveshja politike e 5 qershorit.


Edhe pse kjo marrëveshja është mes partive politike, Meta nuk ka ngurruar që të japë qëndrime dhe të mbajë anë për ndryshimet e reja të kodit zgjedhor dhe listat e hapura.


Gazeta “Shqip” po kryen sondazhin me lexuesit e saj se si i vlerësojnë këto qëndrimet më të fundit të kreut të shtetit me pyetjen: A po e cenon Ilir Meta institucionin e Presidentit, duke bërë deklarata politike të vazhdueshme?



Poll