Pasuria e Argita Berishës, vajzës së ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë shpesh temë raportimesh në mediat shqiptare.
Vajza e ish-kryeministrit, u pasurua kryesisht gjatë kohës që në pushtet ishte babai i saj, ndërsa “hovin” e mori pas bashkëpunimit me biznesmenin boshnjak, Damir Fazllic.
Fazlliç pajtoi kompaninë avokatore të Argita Berishës, pas ardhjes në pushtet të PD-së, për blerjen e 150 mijë metra katrore toke në Porto Romano, ku ishte planifikuar ndërtimi i një parku industrial.
Vetëm nga transaksioni për blerjen e një toke, vajza e ish kryeministrit fitoi 1.2 milionë euro. Ajo bleu në Porto Romano, 150 mijë metra tokë, me 10 ero metrin dhe më pas ajo iu shit te Fazlliç me 18 euro metri katror.
Që prej asaj kohe, pasuritë e Argita Berishës ka njohur vetëm rritje, duke shkaktuar edhe debat në opinionin publik.
Ajo është pronare e një vile vanitoze në Gjirin e Lalzit, ndërsa zotëron edhe disa apartamente, garazhe, toka dhe llogari bankare.
Vetëm gjatë 2018, Argita Malltezi (Berisha) ka fituar 7 098 920 lekë gjatë vitit 2018, ku 28 829 euro ose rreth 3 500 000 lekë vetëm nga qiratë.
Por, a është Argita Berisha, gruaja më e pasur në Shqipëri?
Gazeta SHQIP ka organizuar një sondazh, për të mësuar se cili është mendimi i qytetarëve.
Ju mund të bëheni pjesë e këtij sondazhi, duke votuar në linkun e mëposhtëm.