Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Pashkët. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.

Besimtarë të shumtë shkuan në Katedralen e kryeqytetit për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohej nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.

Imzot Arjan Dodaj tha para besimtarëve se dëshiron që të gjithë t’i japin dritë natës së errët që nxiti korrupsionin, të largimit të të rinjve apo dhunën ndaj grave.

“‘Falë Krishtit jemi bërë më të fortë sesa nata. Sa shumë dëshirojmë ta ndezim këtë zjarr në natën e errët. Që nxiti korrupsionin, të largimit të të rinjve, dhunën ndaj grave. Sa dëshiroj të ndez një zjarr të ri që të mos kenë një utopi në familje, që të kenë sa më shumë fëmijë e të kenë një shtëpi. Gratë shikojnë tek varri te nxitura nga dashuria për zotin.

Zoti nuk është në varr, as në kujtesë, Zoti është para nesh e na prin me hirin e tij, të aftë që të rilindim. Edhe ne, duke rikujtuar pagëzimin tonë, ripërtërijmë reformat tona pagëzimore. Di, të rifilloj me gjeste shpresës sa themelore që sistemi i jetës politike, drejtësisë, shëndetit dhe arsimit të ketë vetëdijen që përgjegjësia s’është administrative dhe kushtetuese por ndërgjegje.

… Sa fisnike e delikate e kësaj përgjegjësie që ju ka besuar Zoti. Në këtë natë, dritës së vogël, por fitimtare i jemi bashkuar për të ndjekur Jezusin që na paraprin. Në vigjilent  e pashkës përjetojmë shpërthimin e britmës plot gëzim se është mundur vdekja”, tha imzot Arjan Dodaj.