Arben Mici humbi jetën ditën e djeshme pas një zjarri që përfshiu Komisariatin e Policisë së Kamzës mbrëmjen e djeshme.

26-vjeçari ishte  i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ndërsa dyshohet se ai ishte personi që ndezi fillimisht flakët. Babai dhe daja i viktimës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë, ndërsa shtojnë se ai duhet të ishte shtuar n spital, për shkak të problemeve mendore nga të cilat vuante.

“Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin. E çuam në polici që ai të shtrohet në spital për të marrë ndihmë dhe jo për t’i marrë jetën”- deklaroi babai, për “abcnews”.

I lënduar nga ky zjarr mbeti dhe Dilaver Idrizi, i cili ishte arrestuar pasi hodhi bashkëshorten e tij nga ballkoni.