Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.

Burime bëjnë të ditur se SPAK ka firmosur urdhër arrestet për 13 persona, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte ka nisur edhe ekzekutimi i tyre nga Policia e Shtetit ekzekutimin e tyre. Ndër të tjera mësohet se policia ka dalë në terren dhe po kryehen arrestimet e personave për të cilët është lëshuar urdhri por nuk ka asnjë informacion të plotë në lidhje me personat që mund të jenë pjesë e kësaj liste për arrestim.

Një nga urdhër-arrestet e lëshuar mësohet se është për Florian Muçën, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë Albpetrol.

Në total, mësohet se janë 13 urdhër arreste. SPAK ka lëshuar “rrjetat” pas hetimeve intensive si dhe pas gjetjeve të reja në Komisionin Hetimor që zgjati për disa muaj.