SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës ditën e sotme, ndërsa në krye të hipotekës është emëruar Reinard Meta.
Meta zuri vendin e Klodian Trocit. Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrimet , legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.
SPAK ka ardhur në institucion për hetim të disa dosjeve për pronat në bregdet.
Burime bëjnë me dije se SPAK vazhdon të hetojë disa dosje për tokat në bregdet që ende janë brenda ambienteve te kadastrës./ TCH