Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, 33-vjeçarit shqiptar, shqiptarit që spitali spanjoll i hoqi zemrën në mënyrë të fshehtë, vijon që përmes apeleve publike të bëjë thirrje për drejtësi.Motra e Saimirt, bën thirrje që të dielën ora 16:00 tek Ministria e Drejtësisë, të gjithë të mblidhen për drejtësi duke theksuar se nuk mund të heshtim kur shiten organet. Majlinda shprehet se për dy vite që nga momenti i ngjarjes, Rama dhe Manja nuk kanë folur me homologun e Sapnjës duke heshtur.

Thirrja për protestë:

Ndalu ! Kjo proteste na perket te gjitheve.

Nuk mund te na shesin organet edhe te heshtim!

Kushedi pse Zoti Manja 2 vjet Minister nuk u lidh kurre me homologun e tij ne Spanje ! Kush’edi pse RAMA HESHT ..

Ndalu!

Nuk imagjinohet sa vuan familja kur ska investigim per te gjetur zemren e zhdukur .

Ndalu! Kjo proteste nuk ka lidhje me partite politike, lidhu me familjen ne whatsup(0695461310) eja ne proteste te dielen ora 16:00 tek Ministria e Drejtesise

Më 8 maj 2020, në kohën kur bota po pushtohej nga pandemia e Covid-19. Saimir Sula hyri në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Spitali spanjoll i bërii testin covid dhe Saimir rezultoi negativ, por, 18 orë më vonë, mjekët në spitalin e Spanjës thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.

Sipas Majlindës, në atë kohë mjekët kanë tentuar ta djegin trupin e Saimirt, por ajo nuk pranoi sepse pa që trupi i të vëllait të saj kishte të nxira dhe mavijosje. Pas kësaj ajo kërkoi që trupi i pajetë i Saimirt të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti arriti në përfundimin se trupii Saimirit kishte mbërritur pa zemër në vendlindje.