Studentët e Mjekësisë nuk heqin dorë nga protesta kundër projekt-ligjit të qeverisë, që i detyron ata të punojnë në Shqipëri për 5 vite, pas përfundimit të studimeve.

Nesër në orën 10:00, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë, ndëra pritet që t’u bashkohen dhe sindikata dhe studentët e UBT-së. Ata nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe nesër kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama tregoi kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut.