Zbulohen detajet më të fundit nga vrasja e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Viktima janë identifikuar si Gjokë dhe Eduart Gurra, të dy babë e bir. Viktimave një natë më parë i dogjën shtëpinë.
Ndaj dhe sot të dy kishin shkuar për të parë banesën e tyre të shkrumbuar në fshatin Bruçaj, ku edhe janë qëlluar për vdekje me armë zjarri për arsye që ende nuk dihen.
Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe përse janë vrarë babë e bir.