Fushata për zgjedhjet e 14 Majit po afron dhe si gjithmonë partitë politike zgjedhin një këngë që i shoqëron përgjatë rrugëtimit të tyre nëpër takime elektorale.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video nga zyra e tij, ku në sfond dëgjohet një këngë.

Për të marrë aprovimin nëse do e përdorë për fushatë apo jo, ai merr stafin në telefon, të cilët shkrihen duke qeshur.

“Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?,” shkruan Rama.

Në sfond dëgjohen disa fjalë të këngës si “ta hongsha zemrën”. Të shohim nëse Rama do zgjedhë këtë këngë për fushatën e PS.