Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm"/ Sali Berisha: Do bëjmë protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit

"Ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm"/ Sali Berisha: Do

Lezhë- Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Lezhë ditën e sotme për 31 vjetorin e themelimit të PD në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se nuk do të devijojë asnjë milimetër nga qëllimi dhe revolucioni në Partinë Demokratike. Më tej ai iu bëri thirrje demokratëve që të bëhen gati për beteja më të fuqishme se ajo e 8 Janarit.

“Një lojë e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve. Qëllimi ynë më 8 janar ishte që të nxirrnim kriminelët nga shtëpia. Natyrisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar në historinë politike shqiptare. Këto ditë doli se gjithë ai sulm ndaj selisë, ndaj demokratëve, gjithë ato mijëra bombola gazi e helmesh toksike, pluhurash toksike, të përgatitura nga trafikantë dhe vrasës në seli, kishin si qëllim, përsëri vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Mos e harroni këtë.

Doli parku i katër hajdutëve, që duhej ndërtuar te selia e PD-së. Hajdut Ramës, hajdut Bravës, hajdut Fushës dhe hajdut Velisë. Parkun e kishin emëruar si parku i katër lirive, kur ai ishte parku i katër hajdutëve. Ky është shkaku pse Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë tonë, shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve. Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria,” tha Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore