Në Shqipëri po debatohet ashpër në lidhje me listat e hapura dhe se sa realisht mundësohen ato në mënyrë që zgjedhësit të kenë të drejtën ta zgjedhin vetë deputetin e tyre.


Partia Socialiste me nismën e propozuar shprehet se ky është varianti më i mirë i propozuar duke garantuar dhe barazinë gjinore.


Por nuk është i këtij mendimi, ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami, i cili tashmë është në radhët e PD-së. Sipas tij, me formulën e re nu mund të ketë aplikim të parimit të listës së hapur, apo që kandidati që merre më shumë vota të shpallet deputet.


Ai paraqet një tabelë të thjeshtë me skemën e llogaritjes sipas nenit të këtij Kodi të propozuar nga PS, ku në zonë me 7 deputetë me 35 mijë zgjedhës, rezulton që ai që ka marrë më shumë vota se partia mbetet jashtë Parlamentit.


“Shikoni mashtrimin dhe injorancën e hajdutit të Surrelit… që po përdor gënjeshtrën e hapjes së listave për të mbajtur të mbyllur listat, por edhe për të ndaluar koalicionet…kjo është e vërteta… nuk duhet konsumuar kohë me gjënjeshtrat e mashtruesit te Surrelit (Rama), por duhet tallur dhe përgatitur për ta hedhur ne koshin e plehrave”, shkruan Islami, i cili dikur u akuza se përdori formulën e De Hondit për koalicionet.


Sipas formulës së propozuar një personi për t’u zgjedhur i duhet më shumë vota për të kaluar herësin e vendosur si prag, për të kaluar renditjen e listës zyrtare të partisë.



Propozimi i PS për listat


Neni ___ Neni 163 ndryshohet si më poshtë: “Neni 163 Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës 1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fituese për secilin subjekt.


 


2. Shpërndarja e mandateve fillon me rirenditjen e kandidatëve në bazë të renditjes së tyrë në listën e dorëzuar sipas nenit 67 te këtij Kodi si dhe numrit të votës parapelqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.


3. Renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapelqyese më të madh se heresi qe del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi.Në rast se herësi që përftohet nga pjestimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.


4. Kandidatët me numrin e votave më të lartë se ajo e herësit ngjiten në renditje duke zevendesuar kandidatin/tet e fundit në renditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së listës së kandidatëve, nëse numri i votave parapelqyese të këtij të fundit është më i vogël. Në të kundërt kandidati zëvendëson kandidatin e renditur menjëherë më lartë, i cili ka më pak vota parapelqyese se sa herësi i dalë sipas pikës 3 të këtij neni.


5. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar.Në këtë rast zevendësimi kalon tek kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere. Kur kandidati me numër më të madh votash se herësi i përket të njëjtës gjini zbatohen parashikimet e pikës 4 të këtij neni.


6. Kandidatët e listës që nuk përfitojnë mandate sipas pikave 2, 3 dhe 4 të këtij neni renditen në bazë të numrit të votave parapelqyese duke filluar nga numri më i lartë i votave. Kur numri i votave është i barabartë renditja përcaktohet me short.


7. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”