Gazetari i njohur Genc Burimi i ftuar ditën e sotme në emisioni “Breaking” në Top News foli për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për takimin e Ramës me ish-presidentin francez Sarkozi. Burimi tha se Rama shkoi të takoi Sarkozinë pasi avokati që ka marrë në mbrojtje Berishën është miku i ngushtë i ish-presidentit.

‘Populli është gati për BE-në, por qeveritë shqiptare nuk janë, Sarkozi i ka thënë Ramës se nuk e priste këtë vend kështu një vend me kulturë evropiane mendonte se do ishte një vend islamik. Ky takim vjen pasi avokati i Berishës është edhe miku i ngushtë që mbron Nikola Sarkozi dhe kjo duket se ka lidhje. Me Sarkozin më kujton siç ka thënë edhe për Tony Blaryn,  bashkëshorja e tij është avokatja e kompanisë së angleze të doganave”, tha Burimi.

Burimi u shpre se parlamenti holandez vendos sot se çfarë do ndodhë me Shqipërinë. Shqipëria sot nuk i plotëson kushtet, Holanda kërkon pse nuk gjykohen funksionarë të lartë. 

“Parlamenti holandez vendos sot se çfarë do ndodhë me Shqipërinë. Shqipëria sot nuk i plotëson kushtet, Holanda kërkon pse nuk gjykohen funksionarë të lartë.  Berisha ka vjedhur, por nuk do vjedh më, sot na bllokojnë lajmet për drogën.  Neve të vetëm nuk na i hapin pasi ne nuk jemi gati, Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë për Europën aq sa ndërroj emrin.  Basha gënjeu kur tha se do t’i hapte negociatat pasi çdo parti të fitonte zgjedhjet do ti happen negociatat.  Krijimi i qeverisë së Bullgarisë do ti hapë rrugë negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi është një vrimë e vogël që kishte Hollanda, ç’punë kemi ne me Maqedoninë e Veriut ne kemi një imazh të ndyrë”, u shpreh Burimi./ Gazeta Shqip