Kryeminisitri Edi Rama në Davos të Zvicrës është pjesë e bashkëbisedimit “Zgjerimi i horizonteve të Europës” me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

RamaPër fat të mirë, nuk i përkasim klubit të madh të vendeve evropiane, sepse jemi ndryshe, ne u jemi besnikë perandorive, çfarëdo të ndodhë ne i jemi krah BE-së, edhe nëse zhduket ne aty do të jemi, ju qeshni, por nuk është shaka, është e vërtetë. Lidhur me komunitetin politik evropian mendoj që është një ide mjaft franceze. Emri Ballkan ishte nga një gjerman, i cili që bëri një gabim, ai po bënte një udhëtim në Ballkan dhe kishte shoqërues një turk, dhe e pyeste çfarë është kjo, cfarë ëhstë kjo dhe ai i thoshtë ballkan, sepse turqisht do të thoshte mal. Ne e duam BE 99% dhe e duam SHBA 100%. Ka shumë kritika kundër Angla Merkel, mënyra se si unë e kuptoj botën është se duhet ta kuptojmë njëri tjetrin shumë më mirë. Ndërkohë që po ndodh diçka shumë thelbësore kur vjen fjala për të dënuar pushtimin, Rusinë, ne duhet të kuptojmë diçka që sanksionet janë mirë, por BE kanë fond rimëkëmbjeje, përpos të ardhurave që kanë vetë vendet, kurse asnjëri nga ne nuk ka. Nëse BE duhet të na bëjë më tepër pjesë, se nuk pretendoj të marrim fonde sa ata, është diçka që duhet ta marrim, që të gjitha këto vende duhet ta marrin, Maqedonia e Veriut është e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi. Nuk ishte për të fajësuar, ajo që doja të them që para se të fajësoni Angela Merkel mendoni se sa hipokritë jeni, se thanë se duam gaz të pastër./ Top Channel