Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka dhënë një deklaratë nga Tirana ditën e sotme, aty ku ndohet pas një takimi tëe zhvilluar në paraburgim me kryetarin e zgjehdur të himarës, Fredi Belerin.
Syrigos ka theksuar retorikën e mbajtur nga Athina zyrtare, se arrestimi i Belerit dhe pengimi i tij për t’u betuar si kryetar bashkie ëhstë në shkelje të ligjit. Po ashut, ai ka kërcënuar se kjo çështje do jetë pengesë për anëtarësimi ne Shiqpërisë në Bahskimin Europian.
“Kjo do të shkaktojë një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje: shteti ligjor, presupozimi i pafajësisë i një kryetari të zgjedhur në bashkinë e Himarës dhe e treta nuk është kuptuar nga ne as nga BE-ja se përse një kryetar i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrën e tij e të bëje betimin. Kjo nuk ka të bëje vetëm me arrestimin. Këto janë çështjet kryesore. Ky është rasti i vetëm ndryshe nga çdo raste tjetër. Presupozimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë, përse qeveria shqiptare nuk e lë të betohet. Ligji duhet të kishte thënë se nëse një person ka kryer krim nuk mund të bëje betimin, ligji thotë të kundërtën, pra kjo është një shkelje e të drejtave civile. Hapi tjetër do të ndodhe fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, pasi BE luan një rol të rëndësishëm në respektimin e së drejtës.”, tha deputeti grek.