Humbja e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka prishur raportet midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. 

Ndërkohë që komisioni parlamentar hetimor vazhdon me procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, të cilin e kanë thirrur dy herë në për të dhënë dëshminë e tij, për shkeljet qe pretendohet që ka bërë presidenti ndaj Kushtetutës dhe detyrës së tij, demokratët kanë preferuan të heshtin këtë kohë.

Duket se tashmë lufta e ftohtë sapo ka nisur, aleatët për rrëzimin e Ramës janë shpërbërë dhe kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, analisti Andi Bushati tha se: Kjo opozitë nuk ka frymë ndaj mbrojtjes së këtij regjimi. Një opozitë që mungon në mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Presidentit.

Ndërsa analisti tjetër Arjan Curri  ka reaguar duke pohuar se “nga burimet e mia Basha dhe Meta prej ditësh nuk kanë informacion, as me telefon as me mesazhe dhe jo më me takime. Të dyja partitë u treguan egoiste”.

Sakaq kryedemokrati Lulzim Basha akoma nuk është deklaruar publikisht në lidhje me nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërsa duket se vetë kryedemokrati është nën presion nga njerëzit brenda PD-së për ta kundërshtuar atë, ku siç ishte një postim i ish-kryeministrit Berisha.

Selia e PD-së u mjaftua vetëm në një deklaratë se bëhej për të tërhequr vëmendjen nga blerja e manipulimi i zgjedhjeve, por në asnjë rresht nuk u përmend se partia më e madhe e opozitës është kundër largimit të Metës.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, mes demokratëve dhe LSI-së kanë nisur akuzat ndërmjet tyre dhe se në këto fajësime për tradhti dhe humbje zgjedhjesh, sipas burimeve, është përfshirë edhe Presidenca.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.