Fredi Beleri u shpall zyrtarisht fitues në garën elektorale në bashkinë Himarë, ku fitoi me një avantazh të ngushtë.

Beleri mori 25 vota më shumë se kundërshtari socialist, Jorgo Goro, duke u shpallur kreybashkiaku i ardhshëm. Megjithatë, mbetet dilemë nëse Fredi Beleri do të arrijë të jetë kryebashkiak.

Beleri ndodhet në burg pasi Gjykata vendosi ndaj tij masën administrative “Arrest me burg”, për akuzat e vjedhjes së votave.  Beleri do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për akuzat, por nëse shpallet fajtor pritet të dënohet. Kështu bashkia do të shkonte sërish në zgjedhje.