
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti francez, Emannuel Macron.
Në fjalën e tij, Rama nuk i kurseu batuat, teksa i u drejtua Macron. Ai e quajti kurajoz për vendosjen e afateve për një forum të tillë si dhe për faktin që mblodhi liderë deri nga Amerika Latine në kryeqytetin francez.
Ai shtoi se “tani e kupton pse Putin kërkon që ta përqafojë”.
“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, tha Rama.


