Kuvendi i Shqipërisë kaloi me procedurë të përshpejtuar ligjin për investimin në Portin e Durrësit që përmban 5 nene. Me 62 vota pro dhe 20 kundër, ky ligj kaloi me debateve të forta e përplasjeve maxhorancë-opozitë në Kuvend.
Të parët që debatuan ishin deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Alibeaj tha se nuk mund të kalohen 2 miliardë e 100 milionë euro pa diskutime. Balla iu kundërpërgjigj.
Debatet vijuan kur në foltore doli vetë kryeministri Edi Rama, i cili u përplas ashpër me Opozitën. Ai i konsideroi bedelë, të pafytyrë, të blerë nga Rusia dhe njerëz që nuk kanë dinjitet. Ramës iu kundërpërgjigj opozita nga vendi, teksa godisnin dhe me grushte tavolinën.
Buxheti i Shqipërisë ishte çështja që u komentua nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës për orë me radhë.
Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi atë si katastrofal ndërsa deputeti Dashamir Shehi tha se paratët u merren të varfërve duke ia dhënë të pasurve.