Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur.

Shqiptari i identifikuar si Pëllumbi (Sandri) Islami, u ekzekutua pasi një plumb e kapi aksidentalisht, teksa ai ishte në një lokal, në Nea Joni duke parë një ndeshje futbolli me miqtë e tij.

Sipas informacioneve, pas ngjarjes së përgjakshme qëndron grupi famëkeq “L Team” që kontrollon bazat e prostitucionit dhe drogën në qendër të Athinës. Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjithë anëtarët e këtij grupi kanë qenë të arrestuar në të kaluarën dhe janë akuzuar për trafik droge, pastrim parash, trafik njerëzish, armë, sulme ndaj policëve dhe shkelje të masave për përhapjen e Covid-19.

Anëtarët e grupit hynë në lokal dhe nisën të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, por konflikti degradoi teksa njëri prej tyre nisi të qëllonte me armë. Një nga plumbat kapi 39-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Viktima punonte si hidraulik në zonë dhe nuk kishte pasur më herët asnjë problem me autoritetet, e po ashtu nuk kishte aspak lidhje me bandën kriminale.

Nga ana tjetNga ana tjetër, policia greke ka shpallur në kërkim Elis Salaj dhe Julian Qose ose Qosja, isi dy nga autorët e ngjarjes.

Salaj është një personazh i njohur për lidhjet e tij me pronarët e një lokali të njohur nate në Athinë dhe persona me rrezikshmëri të lartë qe ndodhen në burgjet greke ndërsa për Qosen burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje shumë të rënda kriminale ne Greqi.