Vazhdon kalvari i problemeve me turistët e huaj në vendin tonë.

Policia kan joftuar se janë shpëtuar ditën e ostme 3 turistë izraelitë që kishin humbur në pullin e fshatit Brret. Sipas uniformave blu, turistët telefonuan vetë policinë duke kërkaur ndihmë, pasi u ishte prishur dhe automjeti me të cilin ata po lëviznin.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve nuk kan munguar aksidentet me turistët, ku disa kanë rezultuar me fatalitete.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës i ka ardhur në ndihmë 3 turistëve izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret, ndërsa kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zonën malore.

Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë, sepse kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet e policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për të lokalizuar 3 turistët.    

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës.      

3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt.