Teksa aksidentet rrugore thuajse janë i pari lajm në kronikat e zeza në vend shpeshherë edhe me humbje jete, disa persona duket se janë shumë të pakujdesshëm.

Së fundmi një video qarkullon në rrjet ku shihet një djalë i mitur që drejton mjetin në prezencë të nënës së tij.

Për çudi nëna ndjehet krenare me djalin e saj që tashmë është ‘rritur’ dhe drejton edhe mjetin.

Madje në një moment ajo thotë: “Kush me ben xhiro mua. Te vdes une sa mire e nget”.