Tensione ka pasur te Hipoteka ditën e sotme, ku banorët e Bërxullës po protestojnë.
Banorët kanë tentuar që të futen brenda me forcë, ndërsa punonjësit e policisë nuk i kanë lejuar, duke u thënë se e kanë të pamundur që të futën në ambientet e kësaj ndërtese me dhunë.
Më pas për të qetësuar situatën, policët kanë deklaruar se do të flasin ata me punonjësit e Hipoitekës, në mënyrë që të bëhet një grup negocimi mes tyre dhe banorëve.
Banorët e kanë pranuar këtë propozim dhe tashmë po presin nëse drejtuesit e Hipotekës e kanë pranuar si ide.