Opozita ka bllokuar sërish foltoren gjatë seancës së sotme parlamentare e cila është edhe e fundit për këtë vit, deri në përfundimin e pushimeve.
Bëhet me dije se këto tensione në Kuvend erdhën pasi u rrëzua kërkesa për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahmetajt.
Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se e gjithë seanca ditën e sotme, që në nisje të saj është shoqëruar me tensione dhe debate dhe shkak është bërë ndryshimi i rendit të ditës.