Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me tensionet pas mbledhjes së Kryesisë, e cila u zhvillua për 10 orë deri në orët e para të mëgjesit të djeshëm.
Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Alibeaj tha për gazetarët se nuk pati dhunë ndaj anëtarëve të Kryesisë, por vetëm diskutime. Po ashtu, komentoi edhe reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, të cilin e cilësoi si qëndrim emocional.
“Modeli ndryshe është të respektojmë sigurisht lirinë e shprehjes së çdo njeriu. Kush kështu? Unë e thashë, çfarë të them më tepër, distancim. Partia Demokratike është baza, janë njerëzit. Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku, po.
Në mbledhje, asnjë prej anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë në presion. Unë isha në mbledhje, asnjë prej tyre nuk ka qenë nën presion. Kanë pasur qendrime të ndryshme. Ju mund ta perceptoni kështu, por nuk është kështu. Kryetarët e degëve janë PD-ja, janë ata njerëz që me 8 janar ishin këtu në mbrojtje të gjithë deputetëve , pa përjashtim.
Nuk ka pasur asnjë dhunë përveçse, fjalë ka pasur,”-bëri me dije Alibeaj para mediave teksa futej sot në Kuvendit.