
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se muxhahedinët në Shqipëri kishin një marrëveshje për të respektuar.
Gjatë një bisedë në samitin e NATO-së në Lituani, kryeministri Rama tha se ata nuk do e përdornin Shqipërinë si një platformë politike për të sulmuar regjimin. Rama tha se për shkak të MEK-ut, Shqipëria u sulmua nga Irani.
“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë.
Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre.
Shqiptarët e kanë ADN-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin.
Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike,” tha Rama.
