Në dalje të takimit me Sali Berishën, duke folur për mediat Gazment Bardhi pati edhe një mesazh për Lulzim Bashën.

U duk qartë tensioni mes të dyve teksa ndajnë karriget afër në Kuvend.

“Ftesa ime për Bashën është që ti rikthehet misionit si opozitar,  cdokush mund të ketë mendimin e tij për bunkere e cështje të ndryshme.

Apeli im është që cilido të reflektojë për momentin që ndodhet Shqipëria, dhe se për cfarë të reflektojë opozita për këto 2 vite dhe cfarë të ndryshojë,” tha Bardhi.