Një incident është shënuar ditën e sotme në  një prej qendrave të votimit në Fushë Krujë. 

Mësohet nga raportimi për mediat se bëhet fjalë për Qenderën e Votimit me numër 1302/1.

Persona ende të paidentifikuar janë futur në këtë qendën votimi dhe kanë nxjerrë me dhunë prej aty komisionerin e opozitës Ilir Hyka.

Momentalisht është pezulluar votimi  në këtë qendër e cila 755 votues.

Momente tensioni më herët janë shënuar dhe në Durrës, ndërkohë që problematika raportohen në të gjithë vendin veçanërisht sa i takon identifikimit elektronik me pajisjen PEI, e cila nuk funksionon në më shumë se 500 qendra.