Një tentative grabitjeje ka ndodhur sot në Vlorë. Një person, duke përdorur një armë të ftohtë, thikë ose kaçavidë, ka tentuar të vjedhje një market në qytetin bregdetar.

Autori është larguar nga vendngjarja pa marrë asnjë gjë, pasi policia ka mbërritur në vendngjarje.

Tashmë, janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në subjekt dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.