
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 32-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u shoqërua në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur pasi shtetasi Laer Kurti është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se më herët, policia i kishte bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit, por ai ishte larguar me vrap.
I riu u ndalua në rrugën “Don Bosko” dhe gjatë shoqërimit të tij, ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.
I riu është dërguar më pas me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
