Ylli Manjani nga studio e Top Story, i ka bërë thirrje ish zv.ministrit Arben Ahmetajt, që nesër të shkojë në Parlament dhe të dëshmojë për çdo gjë që di.
Ai tha se nesër është koha e duhur për të thënë të vërtetën, sepse pasi t’i vihen prangat do të jetë shumë vonë. Nëse nuk do të shkojë nesër atëherë do të jetë shumë vonë.
“E kam një këshillë personale, miqsore nëse më dëgjon, Ben shko nesër dhe bëj trasparencën. Je njeriu më i rëndësishëm në 10 apo 11 vitet e fundit. Çdo qindarkë që ka lëvizur ky shtet, ti je dëshmitar dhe e di se çfarë ka ndodhur. Ti e di se ku janë, shko nesër dhe bëj transparencë, ky është gjyq, ky është hetim. Leji përrallat, tha ky, tha ai. Je njeri i rëndësishëm, shko në parlament, te miqtë e tu dhe bëj transparencë. Thuaj të vërtetën!”, tha Manjani nga studio e Top Story.